Secondary Adv

Dorezoni pasqyrat financiare deri me 31 Korrik- QKB: Ndryshe gjoba deri ne 15 mije leke

Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Biznesit u bën me dije bizneseve se kanë afat deri më 31 korrik për të depozituar bilancet e vitit 2018. 

 

Në njoftim specifikohet se ligji detyron çdo subjekt të përmbushë brenda 7 muajsh nga mbyllja e vitit financiar detyrimin për të depozituar pasqyrat financiare, në të kundërt ato do të përballen me gjoba prej 15 mijë lekësh. “Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë. Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumenteve është data 31 korrik 2019”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Qendra informon gjithashtu se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania./Scan


Më të lexuarat